Këto janë kushtet e përdorimit të faqes www.Albtiko.com për përdoruesit e saj.
Për bizneset dhe subjektet e listuara:
Në regjistrimin e subjektit apo biznesit tuaj në platformë ju lutemi që të vendosni një informacion sa më të saktë dhe sa më të detajuar që të jetë e mundur. Platforma Albtiko nuk mban asnjë përgjegjësi për informacionin e pasaktë ose të gabuar të vendosur në të.
Nëse informacioni i biznesit apo subjektit tuaj ndryshon, psh kur ka ndryshime në adresë, ndryshime të informacionit të kontaktit, etj, jeni të lutur të përditësoni informacionin e listimit tuaj në platformën Albtiko. Albtiko ruan të drejtën për të hequr nga platforma listime që kanë informacione të gabuara dhe që janë të papërditësuara.
Albtiko ka të drejten të refuzojë apo të fshijë listime nëse ato konsiderohen si të dëmshme për fëmijet dhe shoqërinë në tërësi. Eshtë kundër kushteve të përdorimit të platformës Albtiko që të listohen biznese apo foto që përmbajnë nuditet apo gjëra të tjera të dëmshme apo ilegale. Qëllimi i platformës është që ajo të përdoret nga të gjithë dhe të jetë e sigurt për të gjithë.
Ndonëse Administratori i faqes bën më të mirën e mundur për të rregulluar, mirëmbajtur dhe kontrolluar përmbajtjen dhe listimet, platforma Albtiko nuk mban asnjë përgjegjësi për subjektet dhe bizneset e ndryshme që listohen në të dhe aktivitetin e tyre jashtë platformës. Platforma Albtiko nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për aktivitetin e bizneseve të listuara në platformë.
Ndonëse platforma përpiqet që të bëjë një menaxhim sa më të mirë që të jetë e mundur dhe të heqë listime të dëmshme kur kjo është e nevojshme, kjo jo gjithmonë mund të ndodhë në mënyrë të menjëhershme. Për këtë arsye, platforma Albtiko kërkon ndihmën e vizitorëve që të raportojnë listime nëse në to ka gjëra jo etike, të pahijshme apo ilegale.
Për klientët e listimeve:
Nëse jeni një klient ju lutemi që ta përdorni platformën për të kërkuar biznesin apo subjektin që po kërkoni si dhe të jepni një vlerësim të ndershëm për to. Vlerësimi juaj duhet të jetë etik dhe nuk duhet të përmbaje sharje apo fjalë të pahijshme. Nëse konstatohen vlerësime të pahijshme dhe sharje platforma Albtiko ka të drejtën t’i fshijë ato pa paralajmërim.
Vlerësimi juaj për biznesin ku keni qënë klient duhet të jetë i drejtë dhe i ndershëm. Ju mund te shprehni vlerësimin pozitiv ose negativ duke përdorur gjithmonë etikën dhe fjalët e duhura. Platforma nuk mban asnjë përgjegjësi për vlerësimet e postuara nga klientët e listimeve. Nëse vëreni një listim të dëmshëm apo një vlerësim të pahijshem, ju lutemi që të kontaktoni platformën Albtiko dhe të raportoni postimin përkatës.
Për cdo pyetje, sugjerim apo koment ju lutemi të na kontaktoni.
Faleminderit.