Zotëro Listimin
Përshkrimi
Muzeu Historik u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Ai zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2. Muzeu Historik Kombëtar përcjell një shije hermetizmi e monumentaliteti tendencioz, që ishte në harmoni me shijen estetike dhe klimën e përgjithshme të regjimit të Hoxhës.
Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik gjigand me dimensione 10 x 40 m dhe me sipërfaqe 400 m2. Ai është mbaruar në vitin 1981. Në të janë 13 figura të paraqitura në disa grupime. Majtas është grupi i luftëtarëve, kordhëtarëve dhe shigjetarëve ilir dhe shqiptarëve të luftës anti osmane. Pastaj, përfaqësohet Rilindja Kombëtare me dy figura dhe partizani fitimtar. Dy figurat simbol, punëtori dhe fshatarja, janë në qendër të sipërfaqes, kurse djathtas 5 figura simbolizojnë Luftën Nacionalçlirimtare.
Në mjediset e tij janë të ekspozuara 6200 objekte muzeore, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Atu mund të vizitoni: Pavijonin e lashtësisë, Pavijonin e mesjetës, Pavijonin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pavijonin e Pavarësisë, Pavijonin e ikonave, Pavijonin e LANÇ-it, Pavijonin e persekutimit komunist dhe Pavijonin e Nënë Terezës.
Krahas sallave të pavijoneve, muzeu ka edhe mjediset e arkivit e të laboratorëve, salla të ekspozitave të përkohshme si dhe salla konferencash.
Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel
• Biletë për vizitorë vendas dhe të huaj | 500 lekë |
• Biletë grup +12 | 400 lekë |
• Biletë e reduktuar -50% | 250 lekë |
• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë | 150 lekë |
• Biletë femijë 0-12 vjeç | Hyrja falas |
Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:
-18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;
-18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;
-21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;
-29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;
-28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);
-29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);
-E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).
Fotot nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Muzeu_Historik_Komb%C3%ABtar_0.jpg dhe https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Muzeu_historik_komb%C3%ABtar.jpg
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.