Zotëro Listimin
Përshkrimi
Projekti “BUNK’ART” ka filluar në nëntor të vitit 2014, me hapjen për publikun të BUNK’ART 1, ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha në periferi të Tiranës dhe vazhdoi me hapjen në 19 nëntor 2016 të BUNK’ART 2 në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë që BUNK’ART 1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit, BUNK’ART 2 rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit, policia politike që ishte armë e ashpër persekutimi e përdorur nga regjimi i Enver Hoxhës. Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”.
Çmimi i biletës: 500 lekë (normale) – 300 lekë (e reduktuar) – 200 lekë (pensionistë) – Ish të përndjekurit politikë falas – Guide private 2500 lekë.
Si të arrini:
Linja e autobusit për BUNK’ART: Qendër – Porcelan
Nisja: pranë Kullës së Sahatit
Mbërritja: BUNK’ART
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.