Zotëro Listimin
Përshkrimi
Ura e Tabakëve është një urë guri këmbësoresh e periudhës otomane të shekullit XVIII e ngritur me kontributin e Esnafit të Tabakëve për të kaluar mbi Lanë. Në këtë periudhë Esnafi i Tabakëve kishte një pozitë të veçantë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës.
Kjo urë dikur ishte pjesë e rrugës së Shëngjergjit që lidhte Tiranën me malësinë lindore të saj. Deri në vitet ’30 ura lidhte dy brigjet e lumit Lana, ku ishin vendosur dyqanet e kasapëve dhe zejet e përpunimit të lëkurës. Ajo dëshmon për traditat e lashta të vendit tonë në fushën e ndërtimeve si dhe punën e madhe të mjeshtreve popullorë tiranas në këtë fushë.
Ura e Tabakëve dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementeve të saj. Ajo ka një lartësi rreth 7 metër e gjysmë dhe përbëhet nga një hark kryesor, mbi të cilin ngrihet ura në formë kurrizi. Ky hark e ka hapësirën e dritës 8 metra dhe është ndërtuar me 2 rreshta harqesh anësorë me trashësi 1 metër. Lartësia nga niveli i ujit ka qenë 3,5 metra. Kalldrëmi i urës me gjerësi 2,5 metra është i ndërtuar me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Në të dy anët e harkut kryesor janë ndërtuar dy harqe në formë segmentesh rrethorë me hapësirë të vogël.
Në vitet 90-të të shekullit të kaluar ura u restaurua duke i rikthyer lavdinë e mëparshme. Sot ura përdoret vetëm nga këmbësorët.
Informacioni i marrë nga Bashkia e Tiranës.
Fotot e marra nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Ura_e_Tabakeve_Tirane.jpg
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Ura_e_Tabakeve,_Tirane.jpg
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.