Zotëro Listimin
Përshkrimi
Muzeu Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” është i vetmi i llojit të tij në vendin tonë.
I ngritur në 1948, me një histori ekzemplarësh që nga viti 1900, ai përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore.
Të shtatë pavijonet e tij janë vendosur në mënyrë të tillë që tregojnë drejtimin e evolucionit të botës së gjallë. Këtu janë ekspozuar mbi 3000 eksponentë vendas dhe të huaj, dhe mijëra përfaqësues në fondin shkencor të larmishëm nga fauna tokësore, detare, e lumenjve, ujërave të mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës shumë ngjyrësh të ngulur e të palëvizshme, molusk të llojeve të ndryshme deri guaskat e Oqeanit Indian; insekte me pamje dhe ngjyra mahnitëse, peshq të llojeve të ndryshme; amfibë dhe reptilë mbresëlënës që nga gjarpërinjtë e deri tek breshkat e mëdha detare; shpendë të mrekullueshëm, ku padyshim pelikani kaçurrel mbetet unik; gjitarë me pamje madhështore që nga majmunët e Afrikës e deri tek ariu i pyjeve dhe balena e deteve.
Muzeu, nisur nga kjo larmi përfaqëson një kompleks shkencor, mësimor, edukativ, kulturor, dhe të vetmen qendër të studimit të Biodiversitetit dhe mjedisit shqiptar.
—
Informacioni nga Bashkia e Tiranes
Fotoja nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Muzeu_i_Shkencave_t%C3%AB_Natyr%C3%ABs,_Tiran%C3%AB,_foto_Dritan_Mardodaj.jpg
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.