Zotëro Listimin
Përshkrimi
Ndërtimi i Kopshtit Botanik filloi në vitin 1964 duke zënë një sipërfaqe prej 15 ha. Kopshti ndodhet në pjesën jugore të qytetit përballë maleve të Tiranës dhe atyre të Krujës.
Ndërtimi i kopshtit përfundoi dhe u hap për publikun në vitin 1971. Në atë kohë 80% e tij ishte mbjellë me bimë të ndryshme. Nga 3250 specie bimësh që ka Shqipëria në këtë kopsht rriten të paktën 2000 specie, varietete dhe lloje bimësh.
Koleksionet fitogjeografike dhe sistematike kanë qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e ekspozimeve për të pasqyruar qëllimin kryesor të kopshtit si një institucion shkencor, kulturor dhe edukues.
Duke qenë pjesë e Universitetit të Tiranës, kopshti shërben dhe për të gjitha universitetet e Shqipërisë dhe është shumë i preferuar nga nxënësit e të gjitha moshave në mbarë vendin.
Informacioni nga Bashkia Tirane.
—-
Orari: E hene-E premte:8-15.
Hyrja: Vizitore 50 Leke, Xhirime festash fajmiliare 1000L.
Siperfaqja: 13 ha
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.