Zotëro Listimin
Përshkrimi
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat e mekanikës, metalurgjisë dhe materialeve , tekstil modës. Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë mekanike në Shqipëri daton që nga viti 1951, në degën e inxhinierisë mekanike e cila ka qenë pjesë përbërëse e Institutit të lartë Politeknik, deri në vitin 1957, vit në të cilin me krijimin e Universitetit të Tiranës u bë pjesë përbërëse e tij. Deri në vitin 1991, vit në të cilin krijohet Universiteti Politeknik, dega e inxhinierisë mekanike ishte pjesë përbërëse e fakultetit të inxhinierisë mekanike dhe elektrike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Në vitin 1999 me organizimin e zgjedhjeve të para demokratike në universitete u bë edhe riorganizimi i F.I.M.
—
Fotoja nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Universiteti_Politeknik_i_Tiranes.JPG
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.