Zotëro Listimin
Përshkrimi
Tuneli i Ministrisë së Brendshme është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve ’70 e që çoi në ndërtimin e 175.000 bunkerëve të madhësive të ndryshme në të gjithë vendin. Bunkerët ishin të tre llojeve ndërtimi: faqe mali, ndërtesa dhe gropa.
Bunkeri i Ministrisë së Brendshme është i llojit “gropë”: në fakt ky është krijuar nga Ndërmarrja e Ndërtimit 10 (një drejtori e Ministrisë së Ndërtimit që merrej me ndërtimin e bunkerëve sekret) që ka hapur një gropë të madhe pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme (Ministri e ndërtuar në vitet ‘30 vitet sipas projektit italian): pas realizimit të ambienteve të brendshme, struktura në pjesën e sipërme u krye me një shtresë të trashë betoni të përforcuar që arrin një trashësi prej 240 cm (trashësia mund të shihet përgjatë shkallëve të daljes).
Ky bunker, në kod i quajtur “Objekti Shtylla”, përbëhet nga 24 dhoma, nga një apartament të rezervuar për Ministrin e Brendshëm dhe nga një sallë e madhe e dedikuar telekomunikacionit. Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie, dhe ky është ndërtuar për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm. Në të vërtetë bunkeri nuk është përdorur as edhe për stërvitje. Si Kryeministri Mehmet Shehu ashtu dhe diktatori Enver Hoxha, të cilët urdhëruan ndërtimin e tij, nuk e kanë parë kurrë të përfunduar për shkak se të dy vdiqën para se punimet të mbylleshin. Hyrja dhe dalja e bunkerit janë krijuar vetëm në kohët e fundit, pasi në projektin fillestar mund të hyej në tunel vetëm nga brenda Ministrisë.
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.