Zotëro Listimin
Përshkrimi
Detyrat kryesore
Agjencia e Prokurimit Publik është organ qendror, person juridik publik në varësi të Kryeministrit, që financohet nga Buxheti i Shtetit.
Veprimtaria e saj bazohet në Ligjin Nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 125/2013 “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat” dhe Ligjin Nr. 9874/2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar.
Detyrat dhe kompetencat e Agjencisë së Prokurimit Publik fokusohen kryesisht në:
- Përgatitjen e projekt-propozimeve për rregullat e prokurimit publik, ankandeve publike dhe atyre në fushën e koncesioneve/partneriteteve publike private, hartimin e Dokumentave Standarte të Tenderit dhe nxjerrja e udhëzimeve të nevojshme në ndihmë të autoriteteve që ndërmarrin këto procedura;
- Verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit publik, procedurave të koncesionit dhe ankandit publik pas fazës së nënshkrimit të kontratës dhe në rast shkeljesh të dispozitave ligjore dhe nënligjore, vendosjen e gjobave ose propozimin e marrjes së masave administrative;
- Monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të prokurimit publik, si dhe zbatimin e masave dhe aktiviteteve në mënyrë që të arrijë dhe të ruajë një sistem plotësisht transparent dhe efikas të koncesioneve/partneriteteve publike private;
- Hartimin dhe nxjerrjen e Buletinit të Njoftimeve Publike;
- Përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga pjesëmarrja në prokurimet publike, koncesionare apo të ankandit publik për një periudhë nga një deri në tre vjet;
- Nxitjen dhe organizimin e kualifikimit të punonjësve të qeverisjes qendrore dhe vendore, të përfshirë në veprimtaritë e prokurimit publik;
—
Ky listim ende nuk zotërohet nga instuticioni përkatës.
Informacioni është marrë nga faqja e Instuticionit dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për saktësinë e tij.
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.