Zotëro Listimin
Përshkrimi
Kalaja e vogël e Ali Tepelenës është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m dhe lartësia e mureve arrin në 20 m.
Ajo u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë. Sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë për zemër atë.
Për këtë kala është shkruar shumë përfshirë edhe nga Aleksandër Dyma, autorin e “Konti Monte Kristos”
Ajo është e vizitueshme gjatë gjithë vitit.
—
Fotot e marra nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kalaja_e_Ali_Pashe_Tepelenes_,_porto_palermo.jpg, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kalaja_e_Porto_Palermos,_Vlore.jpg dhe https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Porto_Palermo_Castle_%28by_Pudelek%29_5.JPG
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.