Zotëro Listimin
Përshkrimi
Kalaja e Gjirokastres është një ndër kalatë më të mëdhaja në Ballkan. Ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra dhe ndodhet në kodër nga ku mund të shihet i gjithë qyteti. Data e ndërtimit të këtij fortifikimi është ende e paqartë. Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli i IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13.
Në Kala, përvec mureve të saj të larta, Kullës së Sahatit dhe Skenës së Festivaleve, mund të shihni dhe Muzeun e saj, që përfshin një koleksion armësh të luftrave të parë dhe të dytë botërore. Në hyrje të saj, do të gjendeni përballë galerisë së topave dhe koleksionit të armëve. Pjesë e saj është edhe burgu i ndërtuar në vitin 1932 nga mbreti Zog dhe të përdorur nga të gjithë regjimet në vazhdim, duke përfshirë pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe gjithashtu edhe regjimin komunist deri në vitin 1968. Në vitin 1970 burgu u kthye në muze.
Aty ndodhet dhe një avion ushtarak amerikan. Thuhet që avioni u rrëzua nga forcat shqiptare gjatë Luftës së Ftohtë (1957) ose që ishte një avion spiun amerikan që u detyrua të ulej në Aeroportin e Rinasit gjatë shtatorit 1957, pasi disa problemeve teknike që pati. Për pilotin thuhet se u kthye në SHBA.
Kalaja e Gjirokastrës është një nga atraksionet më të bukura në Shqipëri që duhet të vizitohet nga cdo turist që mbërrin në Gjirokastër.
—
Fotot e marra nga: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kalaja_e_Gjirokastres_final.jpg, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kalaja_e_Gjirokastres_2..JPG dhe https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Muret_e_kalase_se_Gjirokastres.jpg
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.