Zotëro Listimin
Përshkrimi
Hoteli
Cilësi pa kompromise. Qellimi ynë është t’ju sigurojmë shërbimin më të mirë. Deshirojmë që qenderimi juaj te jete i paharrueshem edhe për këtë qëllim kemi vendosur t’ju ofrojmë shërbimet më të mira për nevojat tuaja.Ne ju ofrojmë një mikpritje shqiptare dhe nje shërbim miqësor që na veçon nga të tjerët. Akomodimi komod dhe karakteristikat e vecanta te ambienteve qe ofron, e percaktojne si hotelin me cilësor në Durrës, Shqiperi.Me 16 dhoma dhe 2 suita dhe ambiente të pushuar, kryer hipizëm dhe eskursione, bar dhe restaurant luksoz, Kodra e Kuajve Durrës është vendi ideal për të kaluar një fundjavë të qetë dhe relaksuese.
Restoranti
Restoranti ofron ushqime tradicionale shqiptare, produkte keto te prodhuara nga ferma te lokalizuara prane kompleksit. Kantina e veres eshte nje ambjent plotesues i restorantit. Mbizoteron vera e prodhimit vendas por edhe te huaj.Menuja e projektuar reflekton thjeshtësinë e produkteve të freskta të cdo stine. Trajtimi është diçka krejt më e natyrshme, vazhdimisht në zhvillim, ku theksi vihet në faktin nga vjen ushqimi dhe si është rritur.
Hipizëm
Brenda struktures ndodhet nje stalle kuajsh te rracave te ndryshme. Vizitoret dhe klientet mund te shijojne nje xhiro me kuaj ne nje hapesire te rrethuar nga ambjentet e restorantit. Femijet e vegjel shoqerohen gjate gjithe xhiros nga nje instruktor, ekspert ne fushen e hipizmit.Hipizmi eshte prej shekujsh nje sport I preferuar per adhuruesit e tij, I cili sjell emocione dhe adrenaline te papershkrueshme. Mund te ushtrohet nga te gjithe grupmoshat. Sport i cili te ve ne levizje te gjithe pjeset e trupit si dhe mendjen ne te njejten kohe.
Nje nder ambjentet i cili ofron kete lloj sporti eshte edhe Kodra e Kuajve. Ne kete ferme jane te kultivuara shume raca te ndryshme kuajsh. Kjo ferme ne te njejten kohe sherben edhe si restorant i mirfillte agroturizmi. Ne kete ferme eshte e ndertuar nje stalle e perbere nga 15 kuaj te racave te ndryshme te cilet sherbejne per te ushtruar kete aktivitet fizik, hipizmin , si dhe nje manexh I cili sherben po per te njejtin qellim ( hipizem).
Racat e kuajve:
Frizon, Anglez, Anglo-Arab, Spanjoll, Haflinger si dhe Poni.
Praktikisht vizitoreve dhe klienteve te ndryshem do t’u ofrohet nje shetitje ne natyre duke u drejtuar rreth nje strukture dedikuar kafsheve te ndryshme.
PAKETAT QË OFROJMË
Sherbimet shoqeruar me instruktor :
- Xhiro brenda manexhit – 10 min (500 Leke)
- Guide neper rrethina – 1 ore (3.000 Leke)
- Kurs mujor 8 here ne muaj nga 1 ore – 16.000 Leke (E Hënë – E Premte)
- Kurs ditor – 1 ore – 3.000Lek (E Hënë – E Premte)
- Pension per kuajt – 35.000 Leke ne muaj. (Ushqim + Stervitje + Patkoj, jo veteriner)
Shpërndaje
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.