Zotëro Listimin
Përshkrimi
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.
Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Pëshpërimat e njerëzve dhe fëshfërimat e gjetheve… Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.
Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…
Seksionet
E konceptuar në 9 seksione, Shtëpia me Gjethe përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.
BILETAT E MUZEUT:
Bileta e hyrjes: 700 Lekë
Tarifë e reduktuar: 350 Lekë
-
-
- – Pensionistët
-
-
-
- – Invalidët dhe personi që i shoqëron ata
-
-
-
- – Jetimët
-
Tarifë e reduktuar: 500 Lekë
Grup (mbi 12 veta)
Tarifë e reduktuar: 210 Lekë
Nxënës e studentë
Hyrje e Lirë:
18 Prill –Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore
18 Maj – Dita Ndëkombëtare e Muzeve
21 Maj – Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim
29 Shtator – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore
28 Nëntor – Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar)
29 Nëntor – Dita Kombëtare e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar)
E diela e fundit e çdo muaji (vetëm për shtetasit shqiptar)
Hyrje pa biletë:
-
- Delegacione zyrtare shtetërore.
-
- Punonjës të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe të institucioneve vartëse të kësaj ministrie, të cilat operojnë në fushën e trashëgimisë kulturore.
-
- Veteranët e luftës.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç.
-
- Individët e liçensuar si guidë turistike.
- Individët paraplegjik dhe tetraplegjik.
Shënim: Ju lutemi ruajeni biletën deri në fund të vizitës. Për të përfituar hyrje pa biletë ose me tarifë të reduktuar duhet të paraqisni dokumentin përkatës.
Fotoja: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Muzeu_Komb%C3%ABtar_i_P%C3%ABrgjimeve,_%E2%80%9CSht%C3%ABpia_me_Gjethe%E2%80%9D.jpg
Shpërndaje
Orët e Hapjes
Vendndodhja në Hartë
. Na vjen keq, nuk u gjet asnjë e dhënë. Ju lutem rregulloni kriterin e kërkimit tuaj dhe provojeni përsëri.
. Na vjen keq, nuk mund të ngarkohet API i Hartave.
1 Vlerësim on “Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe””
Super